Mercedesi tërheq 48 mijë automjete, ja pse

Auto

Mercedesi tërheq 48 mijë automjete, ja pse

Më: 6 janar 2017 Në ora: 20:41
Ilustrim

Mercedes-Benz tërheq rreth 48 mijë makina SUV në SHBA për të mënjanuar problemin me sensorët që mund të ndalojnë hapjen e airbag-ut me rastin e ndonjë përplasjeje.

Tërheqja përfshinë modelet GL, GLE dhe GLS të prodhuara në vitin 2016 dhe 2017. Në dokumentin, i cili është publikuar nga rregullatorët e sigurisë në SHBA, thuhet se sensori në ulësen e bashkë-udhëtarit mund të kalibrojë gabimisht.

Kjo mund të shkaktojë që sensori të mos e njohë ulësen e fëmijëve dhe të shkaktojë çaktivizimin e airbag-ut.

Mercedes ka njoftuar pronarët dhe tregtarët se rregullimi i softuerit të sensorit është pa pagesë. Pritet që tërheqja të fillojë gjatë janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat