Si të parandaloni ngrirjen e dyerve të makinës në këto ditë acari

Auto

Si të parandaloni ngrirjen e dyerve të makinës në këto ditë acari

Më: 9 janar 2017 Në ora: 11:14
Ilustrim

Është shumë e thjeshtë, krejt çka ju duhet të bëni është që të lyeni gomën mbrojtëse rreth dyerve me një yndyrë.

Ajo mund të jetë glicerinë, vazelinë, vaj ushqimor dhe kështu me radhë. Të nesërmen në mëngjes nuk do të keni asnjë problem për të hapur dyert e makinës.

Këshillohet që dyert e ngrira kurrë nuk duhet hapur me forcë sepse mund të dëmtohen. Nëse keni mundësi, lagini me ujë të vakët (jo të nxehtë për shkak se kjo çon në thyerje të xhamit për shkak të dallimeve të temperaturës).

Shiko videon se si goma rreth derës lyhet me vaj ushqimor dhe pas natës së acartë nuk do keni problem hapjen e derës së makinës suaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat