‘Audi’ zbulon bishën ‘Q 8’, rivalin e ‘BMW X6’

Auto

‘Audi’ zbulon bishën ‘Q 8’, rivalin e ‘BMW X6’

Më: 9 janar 2017 Në ora: 19:26
Audi Q8

Gjiganti “Audi” vjen me versionin më spektakolar të 2017-ës të SUV-it 4×4 “Q8”, i cili sipas specialistëve të automobilizmit do të jetë një konkurent i denjë i “BMW X6” në versionin e saj të ri.

Prestigjiosja gjermane “Bild”, ka publikuar disa nga fotot e modelit të ri “Q8” i cili shumë shpejt do të dalë në shitje në të gjithë autosallonet e “Audi-t” nëpër botë.

Kjo makinë i kap 100 kilometrat e para për më pak se 5,4 sekonda, ndërkohë që shpejtësia maksiame e tij arrin në 250 km/h.

Por ajo ç’ka është më fantastike dhe më ekonomike njëkohësisht, është fakti se makina “Q8” harxhon vetëm 2,3 litra karburant në 100 kilometra edhe për faktinj se makina deri në shpejtësinë 60 kilometra përdor sistemin hibrid me bateri, çka e bënë që të kursejë shumë karburant.

Për të gjithë të apasionuarit pas këtyre super-makinave po ju sjellim këtë fotogaleri të modelit “Q8”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat