Lamborghini Aventador përplaset në trafik, duke marrë disa dëmtime

Auto

Lamborghini Aventador përplaset në trafik, duke marrë disa dëmtime

Më: 10 janar 2017 Në ora: 00:29
Lamborghini Aventador

Në një rrugë të Polonisë, gjatë orëve të vona të natës, shoferi që po voziste një Aventador ngjyrë ari, është përplasur me veturën që vinte nga drejtimi tjetër.

Nuk bëhet e ditur se i kujt është faji, por dihet se Lamborghini ka marrë disa dëmtime, megjithëse askush nuk është lënduar.

Pjesa e djathtë është dëmtuar rëndë dhe duhet një renovim i tërësishëm, përshirë edhe ndryshimin e dritës. Pos kësaj, nevojitet edhe rregullimi i kapakut dhe grillit.

Ndryshe, kohëve të fundit kemi parë disa përplasje me makinat Lamborghini, meqë shoferët nuk po kanë eksperiencë të vozisin makina sportive dhe të shpejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat