"Toyota Motor” investon 10 miliardë dollarë në SHBA

Auto

"Toyota Motor” investon 10 miliardë dollarë në SHBA

Më: 10 janar 2017 Në ora: 19:13
"Toyota Motor”

Korporata automobilistike më e madhe japoneze “Toyota Motor” do të investojë 10 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidenti i kompanisë, Akio Toyoda disa ditë pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump kritikoi hapjen e një fabrike të re të Toyotës në Meksikë, njoftuan sot media japoneze.

“Presidenti Toyoda bëri njoftimin dje gjatë një konference për shtyp në “Auto Show” ndërkombëtar në  Amerikën e Veriut, në Detroit kur automobilistika japoneze prezantoi modelin e ri të Camry 2018, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo News”.

“Camry ka qenë një nga arsyet pse ne kemi investuar 22 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 60 vitet e fundit si dhe arsyeja pse do të investojmë edhe 10 miliardë të tjera në SHBA vetëm në pesë vitet e ardhshme”, tha Toyoda.

Njoftimi erdhi pasi Trump kërcënoi të enjten për vendosjen e taksave të rënda ndaj korporatës automobilistike nëse ajo vendos të ndërtojë një fabrikë të re në Meksikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat