Lamborghini me shitje rekorde më 2016

Auto

Lamborghini me shitje rekorde më 2016

Më: 11 janar 2017 Në ora: 00:22
Lamborghini

Gjiganti i automobilave Lamborghini ka njoftuar se në vitin 2016 ka pasur shitje rekorde.

Kompania italiane ka shitur 3457 njësi, në krahasim me 2345 njësi të shitura një vit më parë.

Kjo është hera e parë që Lambo arrin të shesë më shumë se 3400 njësi, pas gjashtë vjetësh rritjeje radhazi.

Shitja aktuale e njësive është 2.6 herë më e madhe se ajo e vitit 2010.

Lambo, që shet në 50 shtete në botë, ka Amerikën si tregun më të madh.

Modeli më i njohur i kompanisë është Huracan që u shit në 2353 njësi në versionet Coupe dhe Spyder.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat