Fiat Chrysler përgënjeshtron akuzat për motorë të trukuar

Auto

Fiat Chrysler përgënjeshtron akuzat për motorë të trukuar

Më: 12 janar 2017 Në ora: 22:03
Ilustrim

Grupi “Fiat Chrysler” (FCA US), i akuzuar nga autoritetet amerikane se ka trukuar disa motorë diesel në SHBA, paraqiti një përgënjeshtrim ku garanton se nuk ka instaluar asnjë pajisje mashtruese në automjetet e tij.

“FCA US pret me padurim të tregojë (…) se strategjia e saj e kontrollit të ndotjes është e justifikuar në mënyrë korrekte dhe nuk ka lidhje me një pajisje mashtruese”, garanton kompania në një komunikatë ku thekson disa herë se pret me padurim të japë shpjegime para administratës së re amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat