Volkswagen kthen prapa 130 mijë vetura, shkaku i dështimit në sistemin e frenimit ABS

Auto

Volkswagen kthen prapa 130 mijë vetura, shkaku i dështimit në sistemin e frenimit ABS

Më: 16 janar 2017 Në ora: 00:34
Volkswagen

Skandali i ashtuquajtur Dieselgate, apo lëshimi i tepruar i gazrave të dëmshëm, nuk është problem i vetëm i Volkswagenit.

Për shkak të disa dështimeve në motor, gjatë vitit të kaluar është kërkuar kthimi prapa i më se 200 mijë veturave, ndërsa tani vjen një problem tjetër për prodhuesin gjerman.

Si pasojë e dështimit të sistemit të frenimit ABS, po kërkohen që më se 130 mijë vetura të prodhuara më 2009 dhe 2010, të dërgohen për t’u rregulluar.

Të gjithë pronarët që kanë VW të cilitdo model të lansuar në ato vite, mund të shkojnë për të bërë testimin dhe do të kompensohen për secilin shpenzim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat