Countryman është Mini më i fuqishëm deri tash

Auto

Countryman është Mini më i fuqishëm deri tash

Më: 20 janar 2017 Në ora: 15:43
John Cooper Countryman

Në Shangai Motor Show që zhvillohet gjatë muajit prill, kompania britanike do ta lansojë modelin më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë që e ka prodhuar deri më tani.

John Cooper Countryman, që ka 2.0-litra, katër cilindra dhe 231 kuajfuqi, është modeli më i qëndrueshëm nga Mini.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.2-sekonda, kurse shpejtësia tij maksimale është 233 km/h.

Me rrota 19 inçë, ky Mini kalon me lehtësi edhe në terrene të vështira, ndërsa frenat Brembo japin siguri për ndalim sa më të mirë në vend.

Vozitjen më përshtatshme e bëjnë edhe dritat e pajisura me opsionin për mjegull, që mundësojnë dukshmëri shumë më të pastër.

Sa i përket enterierit, janë bërë vetëm ndryshime kozmetike që përfshijnë timonin dhe vendosjen e ulëseve sportive. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat