Prodhimi i fundit i Volvos zyrtarizohet në muajin prill

Auto

Prodhimi i fundit i Volvos zyrtarizohet në muajin prill

Më: 21 janar 2017 Në ora: 20:06
Volvos

Versioni më i ri i Volvos, prodhimi XC40 ka gjasë që ta ketë premierën në Auto Show në Shanghai gjatë muajit prill.

Crossover XC40 do të jetë modeli i parë i Volvo i cili përmban një platformë të re mekanike të destinuar kryesisht vetëm për automjetet e vogla.

Volvo do të përmbajë tipare dalluese të LED, e cila është e zbukuruar me prodhimet më të reja të dritave dhe frenave.

Kompania ka shpresa të mëdha për modelin XC40, duke parashikuar të shitura vjetore rreth 100.000 makina.

Kina pritet të jetë tregu më i rëndësishëm për Volvo, për paraqitjen dhe shitjen e prodhimeve të reja të tyre. Nëse premiera e kësaj veture bëhet në muajin prill, atëherë modelet e tilla nuk do të gjenden në shitje deri në vitin 2018. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat