Mazda MX-5 apo Fiat 124 Spider: Cila veturë është më e mirë?

Auto

Mazda MX-5 apo Fiat 124 Spider: Cila veturë është më e mirë?

Më: 22 janar 2017 Në ora: 00:35
Mazda MX-5 dhe Fiat 124 Spider

Të ndërtuara në të njëjtën platformë, janë pothuajse të njëjta, por kanë elemente dhe detaje unike që dallojnë me njëra-tjetrën.

Të krahasuara ndaras, mund të vëreni se Fiati është më i gjatë dhe se ka disa dallime të pjesën e përparme dhe të pasme.

Mirëpo, nëse hyni brenda, pos dallimeve në enterier gati gjithçka tjetër është e njëjtë.

Mazda MX-5 me 1.5-litra katër cilindra dhe 129 kuajfuqi, apo Fiati 124 Spider që ka 1.5-litra dhe 138 kuajfuqi, që të dyja janë të këndshme për vozitje, por edhe të shtrenjta për t’i blerë.

Në videon e postuar më poshtë, mund t’i hiqni dilemat e të kuptoni se cila është më e mirë se tjetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat