Treni që do të udhëtojë me 997km/h (shpejtësinë e zërit)

Auto

Treni që do të udhëtojë me 997km/h (shpejtësinë e zërit)

Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Koreja e Jugut ka në plan të krijojë një tren super të shpejtë dhe në pritshmëritë e saj treni të jetë në gjendje t’i transportojë pasagjerët me shpejtësinë e zërit.

Zyrtarët e kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seulit, shpresojnë se treni supersonik do të jetë në gjendje të udhëtojë me më shumë se 997 km/h, duke reduktuar kohën e udhëtimit nga një vend në tjetrin.

Nëse krijimi rezulton i suksesshëm, do ia kalojë trenit më të shpejtë aktualisht që udhëton me 431 km/h.

Sipas “Korea Times”, treni do të jetë i shpejtë si një vetëtimë.

Shumë shtete të tjera si SHBA, Kanadaja dhe Kina janë në konkurrencë për të zhvilluar këtë teknologji të së ardhmes duke u bërë lider në tregun botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat