Volkswagen Beetle të bëhet EV ose do të hiqet nga prodhimi

Auto

Volkswagen Beetle të bëhet EV ose do të hiqet nga prodhimi

Më: 24 janar 2017 Në ora: 00:10
Volkswagen Beetle

Megjithëse është një nga modelet më të popullarizuara të prodhuesit gjerman Volkwagen, është paralajmëruar se deri në fund të vitit 2018 do të hiqet nga prodhimi.

Duke marrë parasysh se njerëzit po duan hapësirë më të madhe dhe jo makinë me dy dyer, është konsideruar largimi i Beetle dhe zgjerimi i hapësirës për krijimin e makinave SUV.

Mirëpo, së fundmi është bërë e ditur se ky automobil i vogël mund të shpëtojë, po që se kthehet në EV.

Kjo në bazë të planeve të VW, që deri më 2015 mbi 30 modele të bëhen makina elektrike.

Sipas të gjitha gjasave, forma e tanishme e Beetle nuk do të ndryshojë, teksa do të jetë e aftë të lëvizë afro 400 kilometra me një mbushje të vetme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat