Ford Ka shumë i vogël, detyrohet të vozis me kokë përjashta

Auto

Ford Ka shumë i vogël, detyrohet të vozis me kokë përjashta

Më: 26 janar 2017 Në ora: 07:46
Vetura Ford Ka e Adam Elliott

Adam Elliott është ndaluar nga Policia në Newcastle të Anglisë, sepse koka tij dilte sipër xhamit të përparmë.

Mirëpo, shoferi që është i gjatë 2.15 metra, është arsyetuar se vetura Ford ishte shumë e vogël, prandaj voziste në këtë formë.

Madje, ai nuk e kishte ngritur karrigen e modelit Ka, por e ka hapur tavanin që ta ketë më komod.

Image
Shoferi duke vozitur me kokën përjashtë veturës

“Nuk po qëndroja në këmbë, por jam i gjatë dhe nuk përshtatesha me makinën”, ka thënë Elliott për rastin.Megjithëse janë publikuar fotografitë e ngjarjes, ai pritet që së shpejti do të dalë para drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat