Audi A3 i ri rivalizon modelin Mercedes CLA

Auto

Audi A3 i ri rivalizon modelin Mercedes CLA

Më: 31 janar 2017 Në ora: 01:45
Audi A3

Me planin për të shtuar 60 modele deri në vitin 2020, Audi është duke punuar që të lansojë edhe një model të veçantë të A3-shit për vitin 2019.

Ky version pritet të jetë me katër dyer dhe do të ketë synim rrëzimin e Mercedes CLA-së.

“AutoExpress” raporton se modeli i veçantë do të jetë 50 kilogramë më i lehtë se modelet e kaluara.

Kompania akoma nuk ka konfirmuar raportimet për këtë model.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat