Zbulohet SEAT Ibiza i ri

Auto

Zbulohet SEAT Ibiza i ri

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 07:36
SEAT Ibiza

Fotografi të gjeneratës së ardhshme të SEAT Ibizas kanë rrjedhur online, para debutimit final që do të jetë në panairin e veturave në Gjenevë.

SEAT Ibiza i ri do të jetë supermini veturë, të cilës i është adaptuar fytyra e dizajnit të modelit Leon.

Së bashku me fotografitë e tij që zbulojnë dizajnin, thuhet të kenë rrjedhur edhe detajet e motorëve që do të ofrohen me të.

Njëri është me tre cilindra turbo TSI me benzinë që prodhon 94 kuaj fuqi, tjetri me katër cilindra TSI që prodhon 148 kuaj fuqi si dhe opsioni me naftë 1.6 litërsh TDI, njëri që prodhon 79 kuaj fuqi, tjetri 94 kuaj fuqi dhe i fundit me 114 kuaj fuqi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat