Porsche i paralajmëruar të lansohet më 2019, është kapur gjatë procesit të testimit

Auto

Porsche i paralajmëruar të lansohet më 2019, është kapur gjatë procesit të testimit

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 07:50
Porsche

Njohësit e super-makinave pretendojnë se Porsche e cila ishte thënë se do të lansohej më 2019, është kapur teksa testohej në një terren me borë.

Ky 911 ngjanë shumë me paraardhëset e tij, megjithëse i ka dritat e përparme dhe dorezat e dyerve, tërësisht ndryshe prej tyre.

Grilli, kapaku i përparmë dhe pjesët anësore, po ashtu kanë pësuar ndërrime të lehta, por jo edhe strukturën që kanë modelet e mëparshme.

Nuk dihet se çfarë fuqie ka, mirëpo këto besohet se do bëhen të ditura brenda dy vitesh, derisa të publikohet në Frankfurt Motor Show.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat