BMW X4 me dizajn 3D në trup

Auto

BMW X4 me dizajn 3D në trup

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 22:43
BMW X4

Një pronar i veçantë i veturës BMW X4 ka bërë kohët e fundit diçka interesante kur porositi veturën e re nga Abu Dhabi Motors.

Për ata që nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë, vetura xDrive35i është plotësuar me paketën M Sport dhe ka një pamje më ndryshe sesa modeli standard X4.

Më pas vetura u paketua edhe me një dizajn 3D prej fibrave të karbonit, që përfshin një spoiler të ri përpara dhe një marmitë prej karboni.

Vetura është pajisur edhe me rrota 21-inç M Performance, pedale metali dhe një grilë të zezë. Se si duket vetura, mund t’i shihni fotot më poshtë:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat