Lamborghini më Lamborghini nga të gjitha!

Auto

Lamborghini më Lamborghini nga të gjitha!

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 07:49
Lamborghini

Ftesa për të vajtur dhe provuar modelin e ri “Lamborghini Aventador S” flet qartë, “Dare your ego”, sikur të thotë vihu në provë. Për herë të parë, nuk ka ekzagjerim nga realiteti sepse krijesa me ekstreme e prodhuar në “Sant’Agata” bën pikërisht këtë, ju vë në provë me një “S” shtesë për t’ju thënë se gjithçka është më lartë, performanca, limitet, emocionet.

Në fakt, tre modaliteteve klasike të “Lamborghini” “Strada”, “Sport” dhe “Corsa” (Rrugë, Sport dhe Garë), tek “Aventador S” shtohet edhe një e katërt, e quajtur “Ego”, që praktikisht të jep mundësinë të krijosh një profil të personalizuar duke ndërthurur sipas dëshirës modalitetet elektronike të marsheve, timonit dhe qëndrueshmërisë.

Image

Sikur të mos mjaftonin 700 kuajt e modelit të mëparshëm, versionit “S” i shtohen edhe 40 të tjerë, duke e çuar numrin maksimal të xhirove në 8 500, me një shpejtësi që kalon 350 kilometra në orë dhe arrin 0-100 kilometra në orë në më pakë se 3 sekonda. Numra këto që të fusin frikën dhe të pakët janë ata që realisht mund t’i arrijnë.

Ata që guxojnë shpesh kanë ndjesinë se e kanë ekzagjeruar më shumë se ç’duhet, sepse kjo “Lambo” duket sikur kërkon të të pushtojë. “Lamborghini Aventador S” mishëron brutalitetin e pastër që kishte shtyrë Ferruccio Lamborghini të zgjidhte demin si simbol të krijesës së tij. Për ta zotëruar duhet forcë, vendosmëri dhe pasion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat