“Tesla P100D” vendos rekord, 0-100 km/h në vetëm 2.28 sekonda

Auto

“Tesla P100D” vendos rekord, 0-100 km/h në vetëm 2.28 sekonda

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 20:15
“Tesla P100D”

“Tesla P100D” varianti “S” vendosi një rekord të ri ditën e djeshme gjatë testimeve të Motor Trend.

Makina është shumë më e shpejtë sesa “Tesla” dhe Elon Musk parashikojnë. Modeli në fjalë përshpejtoi nga 0 në 100 Km/h në vetëm 2.3 sekonda. “Tesla” parashkonte 2.5 sekonda në përshpejtimi 0-100 Km/h.

Vetë shefi ekzekutiv i “Tesla”, Elon Musk ishte shprehur se makina mund të arrijë pragun e 2.3 sekonda duke e nënvlerësuar njëkohësisht potencialin e saj. Në tërësi makina përshkoi 1/4 e milje në 10.5 sekonda.

Në momentin e startit P100D ishte 0.05 sekonda më e shpejtë se “Porsche 911 Turbo S” dhe ku arrijnë 100 km/h, P100D është 0.92 sekonda më e shpejtë sesa një “Porsche 911 Turbo S”.

Megjithatë pasi makinat kalojnë shpejtësinë 140 Km/h “911 Turbo S” rikthehet për të finalizuar në 10.5 sekonda me një avantazh prej 11 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat