Zhurma e Huracan Performante, tregon se ky mund të jetë Lamborghini më i mirë deri tash

Auto

Zhurma e Huracan Performante, tregon se ky mund të jetë Lamborghini më i mirë deri tash

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 21:11
Lamborghini

Lamborghni ka bërë të ditur se do ta lansojë modelin Huracan Performante në edicionin e ri të ‘Geneva Motor Show’.

Mirëpo, për të mos i lënë shumë gjëra befasi, kompania e ka lansuar një video ku e tregon këtë model të mbështjellë me shtresën për kamuflazh, duke lëvizur nëpër shtegun e Imola në Itali.

Njohësit e makinave e kanë përshkruar zhurmën e super-veturës si madhështore dhe që tregon për fuqi të mëdha nën kapak.

Megjithëse nuk dihet se çfarë shpejtësie arrin, në bazë të tingujve që lëshon besohet se është një V10 shumë i fuqishëm.

Madje, ky Huracane e ka mundur Porsche 918 për gjashtë minuta e 57 sekonda, në garën që është zhvilluar në Nurburgring të Gjermanisë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni nga afër këtë model që besohet të jetë Lamborghini më i mirë që është krijuar deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat