Peugeot 508, tani më i gjerë dhe më i rehatshëm

Auto

Peugeot 508, tani më i gjerë dhe më i rehatshëm

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 22:50
Peugeot 508

Prodhuesi i njohur i veturave, grupacioni PSA, për vitin e ardhshëm është duke e përgatitur edhe pasardhësin e modelit aktual, atij Peugeot 508.

Këtë e konfirmoi shefi i kësaj kompanie, Maxime Picat, duke precizuar se PSA nuk do të ndalet së prodhuari edhe sedanët si dhe karavanët, të cilët edhe më tutje i kanë blerësit e tyre.

Modeli aktual 508 përndryshe është “modernizuar” në vitin 2014, derisa gjenerata e ardhshme është paraparë të gjendet në treg në vitin 2018.

Sipas disa njoftimeve të bëra të ditura më herët, modeli i ri 508 do të prodhohet në platformën EMP2, dhe krahas kësaj do të ketë një dizajn të rifreskuar, enterier më të gjerë dhe më komfor i bërë nga materiale cilësore, si dhe do të ketë pajisje të shumta të teknologjisë së fundit.

Sa i përket motorikes kjo veturë pritet “të gostisë” agregatët me benzinë dhe me naftë, ndërsa flitet që do të jetë edhe në versionin hibrid.

Detajet tjera dhe çmimi se sa do të kushtojë, priten të bëhen të ditura në ditët në vijim. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat