Rrjedhin pamjet që e shfaqin Mercedes-Maybah G650 Landaulet

Auto

Rrjedhin pamjet që e shfaqin Mercedes-Maybah G650 Landaulet

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:55
Mercedes-Maybah G650

Për një kohë të gjatë, prodhuesi gjerman Mercedes ka bërë të ditur se do ta lansojë një makinë sportive dhe luksoze për terren të vështirë, por nuk është dhënë asnjë datë se kur do të ndodhë kjo.

Mirëpo, në një pjesë rurale të Afrikës së Jugut, është filmuar makina që besohet të jetë pikërisht Maybah G650.

Duke marrë parasysh se ky model është landaulet, emër përmbledhës me të cilin quhen të gjitha makinat që e kanë të hapur tavanin e pjesës së pasme, e bën edhe më të besueshëm lajmin.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër këtë veturë, që pritet të kushtojë rreth 300 mijë euro, ndërsa nuk dihet se kur do të lansohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat