Lamborghini njofton se ku dhe kur do ta lansojë modelin Urus

Auto

Lamborghini njofton se ku dhe kur do ta lansojë modelin Urus

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 07:49
Lamborghini Urus

Para pak kohësh, mësuar se Lamborghini do ta vë në prodhim gjatë muajit prill modelin Urus, mirëpo nuk u bë e ditur se kur lansohet.

Megjithëse konsiderohej se ky SUV do të prezantohej në Geneva Motor Show, këto pretendime janë hedhur poshtë.

Prodhuesi italian ka vendosur që modelin e ri ta paraqesë në edicionin e këtij viti të Shangai Motor Show.

Mirëpo, para kësaj do të ketë edhe një prezantim të mbyllur në Sant’Agata të Italisë, ku është edhe vendlindja e këtij automobili luksoz.

Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se çfarë fuqie do të ketë, shpejtësinë që arrin, apo çfarë çmimi ka kjo makinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat