Volvo XC60, SUV-i më i sigurt deri më tani

Auto

Volvo XC60, SUV-i më i sigurt deri më tani

Më: 9 mars 2017 Në ora: 22:57
Volvo XC60

Zyrtarë të kompanisë suedeze Volvo, pretendojnë se e kanë prodhuar makinën SUV që është më e sigurta.

Megjithëse kjo nuk është vërtetuar, XC60 që është prezantuar në Geneva Motor Show, shihet se është mjaft i qëndrueshëm dhe me mundësi të lëviz sigurt.

Makina sportive dhe e përshtatshme për familje, ka të integruar një sistem që e ndalon veturën dhe e largon anash nëse në afërsi ndodh ndonjë aksident. Po që se është duke lëvizur me 50 deri në 100 kilometra në orë, makina mund të parashikojë përplasjen e mundshme dhe të kthejë timonin automatikisht.

Në anën tjetër, ky SUV është i lartë dhe i gjerë, ndërsa ka enterier me hapësirë të madhe që ofron shumë komoditet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat