BMW Seria 5 Touring për vitin 2017, luksoz dhe praktik

Auto

BMW Seria 5 Touring për vitin 2017, luksoz dhe praktik

Më: 11 mars 2017 Në ora: 14:17
BMW Seria 5 Touring

Prodhuesi gjerman në Auto- Sallonin e Gjenevës e ka prezantuar karavanin e Serisë 5 si dhe modelet e ristilizuar të Serisë 4.

Pas versionit limuzinë, BMW, opinionit automobilistik ia ka prezantuar edhe Serinë 5 Touring.

Në BMW thonë se automobili i është dedikuar tregut global, porse gjatë zhvillimit të karvanit në këtë kompani, kanë pasur para sysh në radhë të parë blerësin evropian. Krahas Sedanit edhe Touring shfrytëzon platformën mekanike CLAR e cila është për 70 kg më e lehtë se sa vetura paraprake ndërsa gjithë automobili është deri në 100 kg më i lehtë, varësisht nga versioni.

Seria 5 e re Touring e ka ndryshuar sistemin gjeometrik dhe e ka përmirësuar drejtimin e komforin në vozitje.

Kur të dalë në shitje, BMW Seria 5 Touring fillimisht do të jetë me katër opsione motorike. Kryesori është motori me benzinë, 530i, e edhe motori dy cilindrash 2.0 litra me agregatin 252 kuajfuqi.

Më i fuqishmi 540i xDrive, me lëvizje me të katër rrotat, e ka motorin gjashtë cilindrash 3.0 me 340 kuajfuqi. Të dy motorët benzinë kanë ndërruesin automatik tetë shkallësh.

Sa i përket opsionit me naftë,blerësit mund të llogarisin motorin katër cilindrash 2.0 me 190 kuajfuqi dhe modelin 520d si dhe motorin gjashtë cilindrash 3.0 me 265 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat