Megjithëse Shqipëria është vend i varfër, në fakt ajo mban shumë pasanikë në gjirin e saj. Prandaj nëse ndonjëherë keni menduar se makinat e shtrenjta do ia shihni yjeve botërore në television, në fakt Tirana të ofron mundësinë t’i shikosh edhe në mes të ditës.
Së fundmi në Tiranë është parë një makinë super e shtrenjtë dhe ka qenë pronari i saj që e ka prezantuar edhe në rrjetet sociale. Por kush është personi që ka një makinë kaq të shtrenjtë në Shqipëri?
Bëhet fjalë për djalin e Ram Gecit, Andi Geci. Andi dhe familja e tij, tashmë kanë shtuar në koleksionin një makinë Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12.
Ky Rolls Royce kushton plot 500 mijë euro, thënë ndryshe gjysmë milioni euro dhe mund të themi se është makina më e shtrenjtë që ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri.
Makinë si kjo kanë në pronësi emra të njohur të showbizit amerikan si reperat Jay Z, P. Diddy, French Montana, Rick Ross, etj.