Lista e makinave që Aston Martin do t’i lansojë deri më 2020

Auto

Lista e makinave që Aston Martin do t’i lansojë deri më 2020

Më: 16 mars 2017 Në ora: 07:59
Aston Martin

Në Geneva Motor Show 2017, është bërë e ditur se prodhuesi britanik Aston Martin, ka në plan të lansojë disa modele në tri vitet e ardhshme.

SUV, kupe të rifreskuara, Volantes, shumë super-makina, si dhe disa shembuj nga brendi AMR, janë ato që pritet t’i sjellin deri më 2020.

Të gjitha këto makina do të kenë pamje të veçantë, qëndrueshmëri të lartë dhe shpejtësi të madhe, në mënyrë që të sfidojnë modelet nga Bentley e deri te Ferrari.

Deri në fund të këtij viti, pritet të lansohet Vantage dhe Rapide AMR, ndërsa pak më vonë edhe Vantage AMR.

Më 2018 lansohet DB11, që ka disa pjesë të huazuara nga Mercedes-AMG, si dhe modeli Vanquish me ndryshime të dukshme.

Viti 2019 do të jetë shumë i rëndësishëm për Aston Martinin, kur me lansimin e DBX SUV dhe Valkyrie, do të çimentojë pozitën e vet në industrinë e prodhimit të veturave.

Sa i përket 2020-ës, entuziastët mund të presin modelin e ri Valkyrie, me të cilin sfidohet Ferrari 488 GTB dhe McLaren 720C.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat