Publikohen dizajnet e Audi A8, A7 Sportback dhe A6 Sedan të rinj

Auto

Publikohen dizajnet e Audi A8, A7 Sportback dhe A6 Sedan të rinj

Më: 17 mars 2017 Në ora: 10:50
Audi

Shefi i dizajnit në Audi, Marc Lichte, ka treguar dizajnin e modeleve krejtësisht të reja A8, A7 Sportback dhe A6 Sedan.

Për “L’argus” ai ka treguar se tri modelet e reja duken të ngjashme, por nëse shikohen detajet vërehen dallimet që kanë.

Ai ka treguar se modeli i parë që do të lansohet do të jetë modeli A8, që do të dalë këtë verë. Ai pritet të prezantohet në shtator në Frankfurt Motor Show, ndërsa në shitje do të dalë në fund të vitit.

Në vitin 2018, modeli A7 Sportback do të vijë pak para modelit A6 të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat