Jaguar F-Pace me 410 kuajfuqi dhe linja shumë të mprehta - Bota Sot
Jaguar F-Pace me 410 kuajfuqi dhe linja shumë të mprehta

Auto

E hënë, 27 mars 2017

Jaguar F-Pace me 410 kuajfuqi dhe linja shumë të mprehta

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:04
Jaguar F-Pace

Derisa po pritet të lansohet një super SUV nga Jaguari, kompania gjermane Hamann e ka ri konstruktuar modelin F-Pece, duke i rritur fuqinë dhe ndryshuar pamjen e jashtme.

Makina me V6, tani i ka 410 kuajfuqi, apo 30 njësi më shumë se që i kishte më parë, duke e bërë shumë më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë.

Në të njëjtën kohë, është punuar edhe në pamjen e jashtme, duke ia bërë linjat shumë më të mprehta dhe që kanë aerodinamikë më të madhe.

Struktura dhe gjerësia ka mbetur e njëjtë, derisa lartësia është shtuar pak me rrotat 23 inçë, që kanë metal të punuar nga fibrat e aluminit.

Enterieri luksoz ofron rehati të madhe, ndërsa mundësitë teknologjike mbesin të njëjta që i ka pasur F-Pace më herët.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Organizata “Syri i Popullit”, ka për synim:

    Destabilzimin e Kosovës

    Pengimin e Gjykatës Speciale

    Vrasjen e “tradhtarëve”

    Pengimin e votimit të demarkacionit

    Shiko rezultatet
    test