Shpejtësia enorme e Ferrari 812 Superfast

Auto

Shpejtësia enorme e Ferrari 812 Superfast

Më: 22 mars 2017 Në ora: 00:42
Ferrari 812 Superfast

Prodhuesi italian Ferrari, e ka lansuar videon zyrtare që e shfaqë modelin e ri 812 Superfast.

Siç e tregon edhe emri, kjo makinë arrin shpejtësi shumë të lartë, por që nuk tregohet se sa është maksimalja, apo periudhën për të cilët e ngre shpejtësinë.

Sidoqoftë, vetura me grill gjigant, linja shumë të rrumbullakuara dhe kënde të thepisura, ka një pamje unike dhe shumë të bukur.

Image

Në filmimin e postuar më poshtë, shihet teksa zë kthesat me lehtësi, ndalon në vend dhe niset shpejtë, si dhe kalon edhe nëpër terrene të vështira.

Madje, zhurma që mund ta dëgjoni është origjinalja dhe është një tingull që tregon për fuqinë e 812 Superfast.

Mbetet të pritet për lajmet e reja që do t’i japë Ferrari, lidhur me këtë model që nuk dihet se kur lansohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat