Kompania gjermane Porsche ka publikuar së fundmi disa video ku shfaqen pesë makinat më të mira të ndonjë serie, apo veçantitë që kanë. E, së fundmi e ka lansuar një filmim ku thuhet se janë pesë veturat më të mira nga seria 911.
Me të treguar katër nga modelet më të mira prej kësaj linje të prodhimit, vendin e parë e zë njëra e mbuluar. Në këtë formë është paralajmëruar se makina e re do të jetë më ekskluzivja nga 911, por nuk është dhënë asnjë lajm për të.
Shikoni në videon e postuar më poshtë se cilat janë këto vetura dhe disa statistika rreth tyre.