Bugatti Chiron i tre milionë dollarëve!

Auto

Bugatti Chiron i tre milionë dollarëve!

Më: 27 mars 2017 Në ora: 00:04
Bugatti Chiron

Ka kaluar pak kohë që makinat e para Chiron janë dërguar te blerësit e tyre. E, kjo është hera e parë që një prej tyre po filmohet nga afër dhe në lëvizje.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e shfaq super-veturën e lansuar nga Bugatti, teksa lëviz nëpër rrugët e Portugalisë.

Image

Ashtu siç edhe pritej, makina që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5-sekonda, është e mirë sa edhe përshkruhej. Ndonëse në orën treguese i shkruan 500 kilometra në orë, ende nuk është arritur kjo shpejtësi. Por, kjo nuk do të thotë se është e pamundur.

Vetura me 1,479 kuajfuqi është e qëndrueshme dhe ka fuqi të lartë.

Veç 500 të tilla do të prodhohen, ku secila nga to kushton së paku tre milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat