Daimler nën hetime të autoriteteve gjermane

Auto

Daimler nën hetime të autoriteteve gjermane

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:47
Daimler AG

Prokuroria gjermane ka nisur hetimet mbi disa të punësuar në kompaninë Daimler AG, nën dyshimin për rezultate të rrejshme për matjen e emetimit të gazrave të dëmshme në motorët me dizel.

Manipulimet në pajisjet për matjen e emetimit të dëmshëm në Daimler nuk dëshirojnë t’i komentojnë, por konfirmojnë se me prokurorinë kanë bashkëpunim të plotë.

Një zëdhënës i prokurorisë ka thënë se hetimet po bëhen me qëllim të konfirmimit të mashtrimit të mundshëm dhe reklamimit të rrejshëm në disa media. 

Gazeta gjermane “Die Zeit” ka bërë të ditur se në disa nga modelet e Daimler janë manipuluar rezultatet për të siguruar kalimin në testet e emetimit.

Vitin e kaluar auto-kompanitë më të fuqishme gjermane VW, Opel, Audi, Mercedes dhe Porsche kanë tërhequr mbi 600 mijë automobila në Gjermani, pasi kishin nisur hetimet në më shumë se 50 modele me motor dizel, të cilat hetime konfirmuan parregullsi në punën e softuerit për kontroll të emetimit të gazrave të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat