McLaren fillon prodhimin e modelit 720S

Auto

McLaren fillon prodhimin e modelit 720S

Më: 12 prill 2017 Në ora: 18:45
Prezantimi i 720S

Fillimi i prodhimit të modelit super sportiv 720S bëri që në McLaren njëkohësisht të përshëndeten nga platforma P11, të cilën për automobilat e vet e kishin përdorur nga viti 2009.

Pas prezantimit fillestar në panairin e fundit të automobilave në Gjenevë, McLaren filloi prodhimin e modelit më të ri 720S, i cili u krijua në platformën krejtësisht të re P14, ndërsa vjen në vend të modelit 650S. 

“Interesimi i blerësve për automobilat tanë të ri në platformën tonë plotësisht të re ka tejkaluar pritjet tona preliminare”, tha në ceremoninë solemne të shënimit të fillimit të prodhimit të modelit 720S, njeriu i parë i McLaren, Mike Flewitt. 

Në McLaren planifikojnë që në platformën e re deri në vitin 2022 të ofrojnë 15 modele të reja super sportive, pasi më herët ishte thënë se nuk do të prodhohen karavanë dhe as SUV me performanca të larta.

Modeli i parë nga 15 modelet, do të ketë motor biturbo V8 me 720 kuaj fuqi, peshë 1.270 kilogramë, ndërsa prej 0 deri 100 km në orë arrin pas 2,8 sekondash. Shpejtësia maksimale e veturës është 341 km në orë.

Image
720S 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat