Dalin fotografitë e para të Mercedes S për 2018

Auto

Dalin fotografitë e para të Mercedes S për 2018

Më: 12 prill 2017 Në ora: 19:33
Mercedes S

Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes ka bërë të ditur se prezantimi i klasës S të ri-dizajnuar, do të ketë premierën më 19 prill në panairin e automobilave në Shangai.

Gjenerata aktuale e klasës S të Mercedes ishte prezantuar në vitin 2013, ndërsa katër vjet më vonë erdhi koha për ri-stilizimin e parë të këtij modeli.

Në prag të premierës zyrtare, prodhuesi gjerman ka publikuar një fotografi të pjesës së parme të automjetit, por ka bërë të ditur se si do të duket interieri i klasës së freskuar S.  Sipas të gjitha gjasave, ndryshimet në pjesën e jashtme të automobilit nuk do të jenë drastike dhe do të përfshijnë dritat e reja LED  dhe maskën e ri-stilizuar. Dallime më të mëdha në krahasim me versionin aktual vërehen në interier.

Ndryshime priten edhe në motor, ku do të jetë motori 4.0 litra V8, bi-turbo benzinë.

Image
Mercedes S
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat