Njihuni me Subaru Ascent me shtatë ulëse

Auto

Njihuni me Subaru Ascent me shtatë ulëse

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:59
Subaru Ascent

Në panairin e automobilave në Nju Jork, Subaru paraqiti konceptin Ascent si paralajmërim të modelit të tij SUV me të njëjtin emër.

Prodhuesi japonez konfirmoi se versioni i prodhimit, i cili nuk do të dallojë shumë nga koncepti, do të quhet po ashtu Ascent.  Automjeti do të ketë tri radhë të ulëseve dhe mund të bartë deri në shtatë udhëtarë.

Ascent është i bazuar në konceptin Viziv 7, i cili është paraqitur në panairin në Los Anxhelos, në nëntor të vitit 2016, por është pak më i vogël – ka gjatësi 5.049 mm, gjerësi 1.989 mm, lartësi 1.839 mm. Automobili do të ketë goma me dimensione 275/50 R21, ndërsa do të dalë në shitje vitin e ardhshëm.

Ai do të prodhohet në fabrikën në SHBA, pasi është i dedikuar për blerësit e tregut të Amerikës Veriore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat