Rikthehet pas 20 vitesh Lincoln Navigator

Auto

Rikthehet pas 20 vitesh Lincoln Navigator

Më: 13 prill 2017 Në ora: 23:32
Lincoln Navigator

Modeli Navigator që është lansuar për herë të parë më 1998, tani rikthehet me shumë ndryshime.

Lincoln ka lansuar një SUV me shtatë ulëse, të dedikuar edhe për terrene të vështira, ndërsa ka luks të lartë.

Makina me strukturë të gjerë, ofron shumë komoditet, ndërsa nuk mungon as teknologjia e sofistikuar.

Në mesin e risive, krahas ekraneve gjigante, në brendësi ndodhen edhe gjashtë porta USB, si dhe një telefon special.

Me 3.5-litra V6 ky Navigator ka 450 kuajfuqi, që i mundësojnë të arrijë shpejtësi të lartë.

Mbi të gjitha, është vlerësuar ruajtja e forma të mëparshme, si dhe shtimi i luksit dhe aerodinamikës, përmes grillit dhe linjave të jashtme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat