"Bisha" amerikane: Avioni luftarak që nuk ka nevojë për pilot

Auto

"Bisha" amerikane: Avioni luftarak që nuk ka nevojë për pilot

Më: 15 prill 2017 Në ora: 07:26
Avioni “F-16”

Marina amerikane ka testuar avionin “F-16” i cili mund të udhëtojë dhe luftojë vetë pa pilot duke u komaduar nga distanca.

Ky avion është cilësuar si një nga arritjet më të mëdha teknologjike në fushën ushtarake.

Kjo arritje është pjesë e strategjisë së Forcës Ajrore amerikane për të prodhuar më shumë avionë luftarakë automatikë, të cilët veprojnë si forca mbështetëse për pilotët që fluturojnë me avionë të ndryshëm.

“Business Insider“ konfirmon se F16-ta jo vetëm që planifikoi dhe ekzekutoi një mision në terren në mënyrë të pavarur, por avioni eksperimental reagoi dhe iu përshtat pengesave të paparashikuara gjatë rrugës.

Image
Avioni “F-16”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat