Del në shitje Aston Martini që ka të vendosur në mënyrë amatore motorin e Ford Mustang

Auto

Del në shitje Aston Martini që ka të vendosur në mënyrë amatore motorin e Ford Mustang

Më: 17 prill 2017 Në ora: 08:23
Aston Martini

Të gjithë ata që duan të kenë një Aston Martin, por nuk mund ta blejnë shkaku i çmimit të lartë, tani e kanë mundësinë ta kenë këtë kombinim që kushton rreth 3.000 euro.

Në internet është publikuar kjo makinë e prodhuesit britanik, e cila brenda ka motorin e Ford Mustang.

Megjithëse pamja jashtme nuk ndryshon prej origjinalit, lëvizja tij lë shumë për të dëshiruar.

Por, thuhet se është në gjendje të mirë dhe mund të vozitet pa problem.

Image
Aston Martini
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat