Opel prezanton veturën e re Grandland X

Auto

Opel prezanton veturën e re Grandland X

Më: 19 prill 2017 Në ora: 15:54
Grandland X

Vetura e re Grandland X është lajmi më i ri nga marka Opel dhe vjen e pajisur me teknologji të lartë, si dhe hapësirë deri për persona që adhurojnë aventurat dhe sportin.

Opel Grandland X do të ketë premierën botërore në panairin e sivjetmë IAA (Panairi ndërkombëtar i automobilave) në Frankfurt, i cili do të mbahet nga data 14 deri 24 shtator 2017. Grandland X do të vijë në vjeshtë si anëtari i tretë i familjes X të Opel,  transmeton KosovaPress. Ai do t’i bashkëngjitet Opel Crossland X dhe Opel Mokki X, të cilat modele janë më të shkurtra për 20 cm.

Njëkohësisht, Grandland X zgjeron Opel në segmentin e popullarizuar të veturave kompakte, të cilat përfshijnë të gjitha duke filluar nga Astra deri te Zafira.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat