Njihuni me veturën e cila ka dyer të pazakonshme

Auto

Njihuni me veturën e cila ka dyer të pazakonshme

Më: 20 prill 2017 Në ora: 16:57

Kompania kineze-izraelite Qoros prezantoi konceptin e ri të krijuar në bashkëpunim me prodhuesin e vetura super-sportive suedeze Koenigsegg.

Fryt i këtij bashkëpunimi të dy prodhuesve të ndryshëm të veturave, njërit që prodhon vetura të zakonshme për udhëtarë dhe tjetrit që prodhon vetura  të shtrenjta sportive në seri të vogla, është koncepti i veturës luksoze elektrike të quajtur K-EV.

Automobili, i cili është i gjatë pesë metra dhe përdor katër elektromotorë me gjithsej 870 kuaj fuqi, është menduar si kundërshtar potencial i modeleve Tesla S ose Porsche Panamera E-Hybrid. Qoros pohon se K-EV është në gjendje që 100 kilometra në orë t’i arrijë për më pak se 2,7 sekonda dhe të arrijë shpejtësi maksimale 260 km/h.

Mbushja e baterisë i siguron autonominë e vozitjes prej më shumë se 300 km. Prodhuesi ka paraparë mundësinë e mbushjes së baterisë me ndihmën e kabllove të rrymës, por edhe përmes rrugës pa tela.  Një nga karakteristikat e këtij automobili-koncept janë dyert, të cilat hapen në tri mënyra të ndryshme.

Image
K-EV
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat