Renault Megane RS i ri do të ketë mbi 300 kuaj fuqi

Auto

Renault Megane RS i ri do të ketë mbi 300 kuaj fuqi

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:33
Megane RS i ri

Renault ka konfirmuar se Megane RS i ri do të jetë motor më të fuqishëm se sa që ka pasur ndonjëherë kjo kompani e prodhimit të veturave.

Versioni RS i Meganit aktual do të shtyjë forcat me modelet Honda Civic Type R ose Ford Focus RS.  Megane RS ka motor 2.0 turbo-benzinë me mbi 300 kuaj fuqi. 

Besohet se ky motor do të zhvillohet në rreth 320 kuaj fuqi, aq sa ka edhe Civic Type R i ri.  

Motori standard i veturës do të ketë ndërrues manual me gjashtë shpejtësi, por Renault si opsion do të ofrojë edhe ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi.  

Sa i përket dizajnit, prodhuesi francez thotë se nuk do të ketë tepër “agresiv”, pasi kjo nuk përputhet me filozofinë e tyre estetike.

Ndryshe, modeli Megane RS do të ketë premierën gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat