Porsche lanson pesë modele për tregun kinez

Auto

Porsche lanson pesë modele për tregun kinez

Më: 22 prill 2017 Në ora: 08:46
Modeli i ri nga Porsche

Prodhuesi gjerman Porsche, ka kthyer sytë nga Kina ku banorët e pasuruar së fundmi, janë të gatshëm të shpenzojnë shumë për veturat që pëlqejnë.

Në Shangai Auto Show 2017, që po zhvillohet në shtetin më të madh aziatik, janë prezantuar pesë modelet që nuk do të shiten edhe në vende tjera.

Panamera Sport Turismo, Panamera Executive dhe Panamera Turbo S E-Hybrid, janë më të kërkuarat, meqë kanë nivel të lartë të luksit dhe janë shumë sportiv. Nuk mungojnë as Cayenne dhe Macan, që të dyja të adoptuara si SUV.

Të gjitha veturat do të prodhohen në Gjermani, por do të dërgohen për tu montuar në vendin shiten.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat