BMW prezantoi veturën M550d xDrive me 400 kuaj fuqi

Auto

BMW prezantoi veturën M550d xDrive me 400 kuaj fuqi

Më: 26 prill 2017 Në ora: 19:48
BMW ka prezantuar versionin më të fuqishëm dizel të serisë së re 5 me motor prej gjashtë cilindrash

Agregati 3.0 litra me ndihmën e 4 turbo-mbushësve prodhon madje 400 kuaj fuqi dhe 760 Nm të rrotullimeve të momentit.  BMW M550d xDrive do të jetë në dy variante – si limuzinë dhe karavan. Versioni i limuzinës prej 0 deri 100 km/h i arrin për 4,4 sekonda, derisa karavani të njëjtën shpejtësi e zhvillon pas 4,6 sekondash.

Shpejtësia maksimale e të dyja versioneve është e kufizuar në 250 km në orë.

BMW M550d xDrive ka sistem Integral Active Steering.  Versioni i limuzinës do të paraqitet në tregun evropian në korrik, ndërsa karavani në sallonet e shitjes do të arrijë kah fundi i vitit. Çmimet tash për tash nuk janë bërë të ditura.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat