BMW 3 Series tregon fuqinë dhe precizitetin në mes të druve të radhitur

Auto

BMW 3 Series tregon fuqinë dhe precizitetin në mes të druve të radhitur

Më: 27 prill 2017 Në ora: 05:42
BMW 3 Series

Ngasja në stilin e rrëshqitjes, kërkon që vetura të ketë qëndrueshmëri dhe precizitet, ndërsa shoferi të jetë i aftë të frenoi dhe të merr kthesa shpejtë.

Këto vozitje që konsiderohen si art dhe sport në të njëjtën kohë, realizohen në pista të ndryshme automobilizmi, por BMW e ka ngritur paraqitjen në nivel më të lartë.

Për të treguar se sa të afta janë makinat që prodhon, modeli 3 Series është vozitur në hapësira ku anash janë të vendosura trupat e drurëve, apo edhe pjesëzat e ima që dalin nga prerja tyre.

Në rast se do të humbte kontrollin dhe shkonte më tej rrugës, mund të futej në trupat e radhitur dhe ngjarja mund të merrte përfundim të keq, por gjithçka shkon në rregull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat