Prodhuesi bavarez ka publikuar një skicë përmes të cilës paralajmëron gjeneratën e re të serisë së harruar 8.
Në BMW thonë se bëhet fjalë për konceptin e para-prodhimit të serisë 8 Coupe, e cila do të prezantohet më 26 maj.
Seria e versionit të ri të Coupe luksoze do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe do të jetë e bazuar në konceptin e përmendur.
BMW Seria 8 Coupe rival kryesor në treg do të ketë Mercedes S Coupe dhe spekulohet se pas versionit bazë do të vijë M8 Coupe sportiv, si dhe ekzistojnë planet për BMW Serie 8 Grand Coupe me katër dyer.
Seria 8 e vjetër e BMW-së ishte prodhuar nga viti 1989 deri 1999 dhe ishte i qasshëm vetëm në formën e Coupe klasike me dy dyer.