Fiat tërheq gati një milion automjete “pick-up” në Amerikën Veriore

Auto

Fiat tërheq gati një milion automjete “pick-up” në Amerikën Veriore

Më: 12 maj 2017 Në ora: 15:12
Fiat

Kompania e automobilave, Fiat Krajsler do të tërheqë pothuajse një milion automjete “pick-up” në Amerikën Veriore, për shkak të problemeve në softuer, i cili mund të bllokojë hapjen e air-bag dhe rripave të sigurisë gjatë rrotullimit të automjetit.

Tërheqja ka të bëjë me modelet e "Ram 1500" dhe "Ram 2500" , të prodhuara në periudhën prej vitit 2013 deri 2016, dhe në “pick-up” "Ram 3500", i prodhuar ndërmjet viteve 2014-2016, transmeton agjencia AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat