BMW M5 për 2018 me 600 kuaj fuqi

Auto

BMW M5 për 2018 me 600 kuaj fuqi

Më: 17 maj 2017 Në ora: 16:37
BMW M5

Pas premierës së gjeneratës më të re të serisë së pestë BMW, adhuruesit e versionit M sportiv të kësaj limuzine me padurim presin pasuesin e BMW M5. Modeli i ri M5 do të ketë motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8 benzinë që krijon madje 600 kuaj fuqi.

Motori është i lidhur me ndërruesin automatik të shpejtësive M Steptronic, i cili mundëson që vetura të arrijë shpejtësinë 100 km në orë për 3,5 sekonda. 

Sistemi i motorit është i pajisur me tri mënyra të vozitjes: 2WD, 4WD dhe 4WD sport.  Nëse përzgjidhni të parin, sistemi xDrive çaktivizohet dhe BMW M5 shndërrohet në “sportist” të vjetër. 

BMW M5 i ri do të ketë premierën gjatë vitit 2017, në sallonin e veturave në Frankfurt, në shtator, ndërsa në sallonet e shitjes do të arrijë deri në fund të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat