Edhe kamionët e mbeturinave do të lëvizin pa shoferë

Auto

Edhe kamionët e mbeturinave do të lëvizin pa shoferë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 16:59
Volvo kamion

Kompania e njohur e veturave Volvo, tani ka nisur të testojë kamionin e mbeturinave, i cili do të lëvizë pa shoferë.

Projekti është nisur si ide nga një kompani lokale që mbledh mbeturinat dhe bën riciklimin e tyre, Renova, e cila synon që të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë rrugore, por edhe në kushtet e punës për punëtorët.

Kamioni i mbeturinave ndjek një program duke lëvizur nga një kazan mbeturinash tek një tjetër. Në këtë mënyrë punonjësi ekologjik mund të arrijë makinën pa iu dashur të ngjitët e të zbresë në kamion.

Ky kamion gjithashtu do të ketë reduktim maksimal të konsumit të karburantit dhe emetimit të tij në ambient.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat